“Izraeli "ka punë" për të bërë në Gaza”, kështu e ka komentuar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu situatën e luftës në gjatë një ceremonie diplomimi për kadetët e Forcave të Mbrojtjes. "Nëse Hamasi vazhdon ta shkelë në mënyrë të qartë armëpushimin, do të pësojë sulme të forta si dy ditë më parë dhe dje", ka paralajmëruar Netanyahu. Ai tha se është vetë Izraeli që vendos dhe vepron sa herë të jetë e nevojshme për të larguar kërcënimet nga forcat izraelite.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						