“Shteti i Izraelit është i përkushtuar të vazhdojë të luftojë për të kthyer pengjet e tij dhe për të premtuar sigurinë e qytetarëve të tij – kudo dhe kurdo që është e nevojshme – përfshirë edhe në Rafah”, ka qenë kjo përgjigja e Izraelit, përmes ministrit izraelit të kabinetit të luftës Benny Gantz pas urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të ndalonte operacionin e saj në Rafah. Ministri izraelit tha se Izraeli do të vazhdojë luftën e tij "të drejtë dhe të nevojshme" kundër Hamasit për të kthyer pengjet e tij dhe për të garantuar sigurinë e shtetit.