Forcat izraelite kanë shkatërruar një bllok tjetër ndërtesash të larta në Qytetin e Gazës, duke rrënuar një kullë, e dyta që goditet brenda pak ditësh. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz publikoi një video të shembjes në platformën X, shoqëruar me mbishkrimin: “Po vazhdojmë”.