Izraeli ka sulmuar caqe të Hezbollahut në jug të Libanit, pasi grupi libanez e refuzoi mundësinë për bisedime mes dy shteteve. Pasi paralajmëroi civilët që të evakuoheshin nga disa ndërtesa në tri fshatra në Liban, ushtria izraelite konfirmoi nisjen e sulmeve të reja ajrore. “Ne nuk do të lejojmë Hezbollahun të armatoset, të rikuperohet, të forcohet dhe të kërcënojë shtetin e Izraelit”, tha një zëdhënës i Qeverisë izraelite, duke akuzuar grupin për “aktivitete të vazhdueshme terroriste”.