Një grevë e përgjithshme ka nisur këtë të hënë në Izrael, pas protestave masive të së dielës që fajësuan qeverinë e Benjamin Netanjahut për dështim në lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi. Histadrut - një nga sindikatat më të fuqishme të vendit - njoftoi grevën njëditore. Disa fluturime në aeroportin Ben Gurion, qendra kryesore e tranzitit ajror të Izraelit, janë ndërprerë që nga fillimi i një greve në orën 08:00 me kohën lokale.