Top News/ Izraeli, luftë me rebelët Huthi / Bomba në Jemen, hakmerret pas sulmit në Tel Aviv
21/07/2024 12:03

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur shënjestra të rebelëve Huthi afër portit Hodeidah të Jemenit, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 87 të tjerë. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Huthit, grup i mbështetur nga Irani, goditi qytetin izraelit të Tel Avivit me dronë. Shumë prej të plagosurve kanë pësuar djegie të rënda në sulmet ajrore që shënjestruan infrastrukturën e energjisë dhe naftës, raportoi televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet nga Huthit. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha ndërkohë se porti ishte përdorur nga Huthit për të marrë armë prej Iranit. Izraeli i ka informuar aleatët para sulmit, të cilin ushtria izraelite e ka kryer me aeroplanët luftarakë F-15. Këshilli Suprem Politik i Huthëve ka thënë se do të ketë “përgjigje efektive” ndaj sulmeve. Sulmet në Jemen, për të cilat zyrtarët izraelitë kanë thënë se janë kryer pas më shumë se 200 sulmeve të Huthëve në Izrael, rrisin shqetësimet që lufta në Gazë do të mund të përhapet më tej në rajon. Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë. Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze. Rebelët Huthi deklarojnë se sulmet e tyre ndaj Izraelit kryhen si shenjë solidarizimi me palestinezët në Gazë.

Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
Top News – 150 ushtarë amerikanë të plagosur / Lufta me Iranin ka kosto, Pentagoni jep shifrën
11/03 12:23
Top News – Lyu veten me benzinë, autobusi në flakë / 6 viktima në Zvicër, policia: Akt i qëllimshëm
11/03 12:18
Top News – Vajza e Kim luan raketash. Diktatori merr me vete 13-vjeçaren gjatë testimeve të fundit
11/03 12:17
Top News – Rrafshohet fabrika ruse e mikroçipave / Ukraina sulmon me Storm shadow
11/03 12:17
Top Channel/ IEA njofton hedhjen e rezervave rekord në treg: Stabilizohet çmimi i naftës!
11/03 12:10
Top News – Udhëheqësi i ri Suprem, ende hesht…Kush po e drejton Iranin në mesin e luftës?
11/03 11:45
Top News – Anijet e Iranit bëhen shkrumb e hi / Momenti kur SHBA i hedh në erë në Hormuz
11/03 11:37
Top Channel/ Irani minon Ngushticën e Hormuzit, kërcënon Trump: Hiqini minat, ose “ ju fshijmë”!
11/03 11:30
Top News – Irani minon Ngushticën e Hormuzit / Bllokon naftën, tërbohet Trumpi: Hiqini tani
11/03 11:28
Top Channel/ BBC: Luftën e Iranit do ta paguajnë konsumatorët, rriten apo ulen cmimet!
11/03 11:27
Top News – Trump do nisë ushtrinë në terren…LIgjvënësit amerikanë të alarmuar: Po na vë në rrezik
11/03 11:19
Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
DIGITALB DIGITALB