Izraeli njoftoi së fundmi se ka nisur evakuimin e familjarëve të stafit të ambasadës në Kiev. Evakuimi tha se po bëhet për shkak të “përkeqësimit të krizës midis Ukrainës dhe Rusisë. Ministria e Jashtme izraelite po ashtu u bëri thirrje izraelitëve që të shmangin udhëtimin për në Ukrainë, ndërkaq shtetasit që ndodhen në këtë shtet, “të shmangin zonat e tensionit”.