Izraeli njoftoi se ka hapur një korridor humanitar këtë të martë në Gaza, në mënyrë që të mund të kalojnë kampionët e ndihmave, por të lëvizin edhe civilët nga pjesa veriore e rajonit, drejt jugut. Lajmin e dhanë Forcat për Mbrojtjen e Izraelit, që thanë se deri në orën 14:00 në rrugëkalimin humanitar nuk do të ketë patrulla ushtarake izraelite, teksa ftoi civilët palestinezë që të largohen për sigurinë e tyre dhe familjarëve.