Udhëheqësi de fakto i Sirisë, lideri i forcave rebele që rrëzuan regjimin e bashar al asadit, thotë se Izraeli i ka “kaluar linjat e angazhimit” me veprimet e tij ushtarake të kryera në siri javën e kaluar. Ushtria izraelite zhvendosi trupat e saj në një zonë të çmilitarizuar brenda Sirisë pasi grupi Hayat Tahrir al Sham (HTS) rrëzoi Bashar al Asadin nga pushteti javën e kaluar. Ushtria e izraelit thotë se e ka bërë këtë me qëllim që të garantojë sigurinë kufitare për qytetarët izraelitë që jetojnë në zonën e pushtuar të Lartësive të Golanit.