Top News/ Izraeli e Hamasi, ‘pajtim’ brenda 24 orësh/Marrëveshje gjashtë javore për ndaljen e luftës
03/03/2024 12:14

Hamasi ka thënë se një armëpushim i përkohshëm mund të arrihet brenda këtyre 24 ose 48 orëve pasuese nëse izraeli do të plotësojë kërkesat e tij. Marrëveshja e propozuar e armëpushimit, që mësohet se do të zgjasë për gjashtë javë, mund të sjellë një pauzë në luftime si edhe lirimin e pengjeve gjatë muajit të shenjtë të ramazanit. Zëvendës shefi i hamasit në Gaza, Khalil al Hayyas, ka mbërritur në Kajro për të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim, që kanë nisur një ditë më parë në doha të katarit. Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se rruga për të arritur tek armëpushimi është hapur pasi të dyja palët janë përgatitur për të rinisur bisedimet. “Rruga për një armëpushim tani është e hapur. Dhe ka edhe një marrëveshje në tryezë. Ka një marrëveshje kornizë. Izraeli pak a shumë e ka pranuar atë. Tani topi është në duart e Hamasit”. E gjithë kjo ndodh pasi grupi terrorist mori një propozim nga bisedimet për paqen që u mbajtën në paris, tha një burim i afërt me diskutimet të martën. Negociatorët nga SHBA, Egjipti dhe Katari kanë hartuar propozime që përfshijnë lirimin e pengjeve nga hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë dhe një armëpushimi gjashtë javor. Izraeli thuhet se e ka pranuar paraprakisht marrëveshjen që do të nisë me lirimin e pengjeve të lënduara, të moshuara e femra. Mësohet edhe se Hamasi e ka studiuar propozimin javën e kaluar dhe mund të arrijë një marrëveshje me izraelin gjatë ditës. Por marrëveshja mund edhe të rrëzohet pasi hamasi nuk i ka publikuar ende kërkesat e tij.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13