Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë banimi në qytetin Nabatie, në jug të Libanit, tha agjencia shtetërore e lajmeve. Ushtria izraelite tha se sulmi shënjestroi një depo armësh që përdorej nga luftëtarët e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.