Kryeministri I Izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim televiziv të kësaj të shtune konsideroi se ushtria e tij ka hyrë në fazën e dytë të luftës ndaj Hamasit në rripin e Gazas. Sipas tij, Izraeli ka vendosur ushtarë dhe komandantë në të gjithë Gazan. Nga ana tjetër Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se avionët luftarakë kanë goditur të shtunën rreth 450 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës. Sipas IDF, objektivat përfshinin qendrat e komandës së Hamasit, pikat e vëzhgimit dhe pozicionet e lëshimit të raketave antitank. Ushtria gjithashtu zgjeroi operacionet tokësore në Rripin e Gazës gjatë natës, me hyrjen e forcave shtesë.