Ragip Gilën, autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve në atentatin e së hënës që lamë pas, ku dyshohet se shënjestër ishte Erogen Vaso, është izoluar më vete në paraburgimin 302, në rrugën Mine Peza në Tiranë. Burimet konfirmojë jozyrtarisht se 26 vjeçari Gila është izoluar në dhomë më vete në për të shmangur çdo incident të mundshëm, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e tij dhe veprën penale për të cilën akuzohet.