Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka patur vizitorë të veçantë. Vajza e ish-presidenti Donald Trump, Ivanka Trump bashkë me bashkëshortin kanë zgjedhur të shohin nga afër muzeun. Ata u shoqëruan edhe nga kryeministri Edi Rama. Gjatë vizitës, çifti amerikan la një shënim në librin e përshtypjeve, ndërsa veçuan mikpritjen shqiptare, si një vlerë e veçantë.