Erion Veliaj ka reaguar në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, edhe pse Qeveria ka dorëzuar në Presidencë vendimin e shkarkimit. Ai reagoi përmes rrjeteve sociale, pas rrëfimit në vetë të parë të italianit, Gabriele Tarroni Longinotti, ku pranon se shpifi në këmbim të parave. Veliaj e konsideron këtë një dëshmia të qartë të një pikënisje të rreme nga ku morën jetë protesta dhe dosje hetimore ndaj tij.