Një gjykatë në Itali ka urdhëruar sekuestrimin e 779.5 milionë eurove nga kompania e qirasë afatshkurtër Airbnb, për dyshime për evazion fiskal. Prokurorët argumentuan se kompania dështoi të mbledhë tatimin nga pronarët e pronave për rreth 3.7 miliardë euro të ardhura nga qiraja.Pronarëve të pronave që jepen me qira afatshkurtër në Itali u kërkohet të paguajnë një taksë 21% mbi të ardhurat e tyre. Vetë kompania Airbnb reagoi, duke thënë se është e befasuar dhe e zhgënjyer nga veprimi i shpallur nga gjykata italiane, teksa theksoi se zyra europiane e saj kishte disa muaj që punonte për zgjidhjen e çështjes me autoritetet tatimore italiane.