Parlamenti i Italisë miratoi të martën një ligj që e përfshin femicidin, vrasjen e një gruaje të motivuar nga gjinia, në ligjin penal të vendit dhe e dënon atë me burgim të përjetshëm. Votimi përkoi me ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, një ditë e caktuar kjo nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.