Bashkimi Europian duhet të reformohet, e drejta e vetos të hiqet, Komisioni dhe Këshilli të shkrihen në një institucion dhe Parlamenti të marrë më shumë kompetenca. Ky është propozimi i Italisë, që përmes ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani thotë se sot Bashkimit Europian është në një udhëkryq të madh dhe nevoja për reformim edhe më e madhe.