Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Romë të martën për bisedime me kryeministren italiane Giorgia Meloni, ndërsa dy vendet mesdhetare kërkojnë të rrisin tregtinë dhe bashkëpunimin. Meloni dhe Erdogan diskutuan për luftën në Ukrainë dhe "situatën në Lindjen e Mesme" përpara një samiti ku ministrat e qeverisë pritet të nënshkruajnë një numër marrëveshjesh, duke përfshirë ato mbi energjinë dhe mbrojtjen, sipas një burimi qeveritar italian. "Qëllimi është të forcohet bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve" dhe të nxiten "marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, të cilat janë rritur ndjeshëm vitet e fundit".