Autoritetet në Itali sekuestruan 1 ton lëndë narkotike marijuanë në Puglia. Lënda narkotike u gjet e fshehur në dy gomone të fuqishme. Ndërkohë dy shtetas italianë janë vënë në pranga për drogën e kapur në Puglia. Sipas mediave, droga e kapur e ka origjinën nga vendet e Ballkanit. Shitja e kësaj droge do të bënte që të fitoheshin plot 10 milionë euro.