Raportet e dëmeve po zbardhen tani në Mayotte, territorin francez në oqeanin indian, pas një cikloni që goditi arkipelagun duke shkaktuar shkatërrim që një banor e krahasoi me një bombë atomike, si edhe me qindra e ndoshta edhe mijëra viktima. "Situata është katastrofike, apokaliptike," thotë Bruno Garcia, pronar i Hotelit Caribou në kryeqytetin e Mayotte. “Ne humbëm gjithçka. I gjithë hoteli është shkatërruar plotësisht”, thotë ai. “Nuk ka mbetur asgjë. Është sikur një bombë atomike të ketë rënë mbi Mayotte.”