Shërbimet e mediave sociale, Facebook, Whatsapp dhe Instagram janë rikthyer dhe funksionojnë pas një ndërprerjeje që zgjati për thuajse gjashtë orë. Facebook tha se shkak për ndërprerjen ishte një problem i brendshëm teknik që jo vetëm preku shërbimet e Facebook por edhe llogaritë dhe emailet e punonjësve. Shërbimet u ndërprenë rreth orës 16.00 të së hënës deri në 22.00. Por shumë kompani thanë se nuk kishte prova se të dhënat e përdoruesve ishin kompromentuar. Në një deklaratë, Facebook tha se një ndryshim konfigurimi i shkuar keq preku mekanizmat e brendshëm të kompanisë dhe sistemet cka edhe komplikoi përpjekjet për zgjidhjen e problemit.