Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder ka paditur Bundestagun për rikthimin e privilegjeve të tij si ish-kancelar. 78 vjeçari kërkon që t'i rivihet në dispozicion zyra e ish-kancelarit bashkë me punonjësit, ka bërë të ditur, avokati i tij, Michael Nagel për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Berlinit, tha Nagel. Në një deklaratë të studios ligjore të kancelarit, thuhet, se vendimi i komisionit buxhetor të Bundestagut për heqjen e mjeteve që iu vihen në dispozicion ish-kancelarëve, si edhe pezullimi i përdorimit të zyrës janë shkelje ligjore. Pretendohet, se ish-kancelari nuk kryen më angazhimet që dalin nga "detyrimet pasuese të shërbimit". Por nuk përcaktohet se "cilat janë detyrimet pasuese të shërbimit, si përcaktohet marrja apo mos marrja e tyre në konsideratë dhe çfarë procedure duhet ndjekur."