Gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit vjetor në Komisionin parlamentar të ligjeve. Gjatë kësaj seance, opozita kritikoi si Altin Dumanin, ashtu edhe Prokurorinë e Përgjithshme për veprime të ngadalta gjatë hetimeve për Irena Gjokën dhe dyshimeve se ajo është e dënuar nga autoritetet greke dhe këtë fakt e ka fshehur te formulari i dekriminalizimit.