Kërkesa e mbrojtjes së Fatmir Mediut për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes ‘Gërdeci’ është rrëzuar për papajtueshmëri, pasi është depozituar përtej afateve. Ky ka qenë vendimi që vetë gjyqtarja Irena Gjoka ka lexuar në seancën e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme, ku vijoi gjykimi me të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që akuzohet për shpërdorim detyre. Avokatët e Mediut relatuan disa parashtrime, ku këmbëngulën se klienti i tyre nuk ka përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit.