Arabia Saudite dhe Irani kanë lënë mënjanë rivalitetin historik për dominim në rajon dhe po shpeshtojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin, të paktën atë diplomatik. Të enjten, Arabinë Saudite mbërriti për një vizitë zyrtare ministri i jashtëm Iranian, Hosein Amir Abdolahian. Ai zhvilloi të premten një takim me Princin e Kurorës dhe udhëheqësin de facto të sauditëve, Mohamed bin Salman.