Irani ka thënë të premten se do të fillojë instalimin e një numri centrifugash “të reja dhe të avancuara”, si përgjigje ndaj një rezolute të miratuar nga agjencia për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara. Rezoluta e kritikon Republikën Islamike për, siç thotë, bashkëpunim të dobët dhe thekson se “është thelbësore dhe urgjente” për Teheranin të “veprojë për t’i përmbushur detyrimet e veta ligjore”.