Top News – Irani tregon forcën/ Nis stërvitjen raketore, dërgon anijet ushtarake
13/01/2021 20:39

Ushtria iraniane ka nisur stërvitjet e raketave detare me rreze të shkurtër në Gjirin e Omanit. Lajmin e pwrcolli televizioni shtetwror I cili sqaroi se anija luftarake logjistike Makran, e përshkruar si anija ushtarake më e madhe e Iranit, dhe anija që shërben për lëshimin e raketave Zereh, janw duke marrw pjesw në stërvitjen dy-ditore.Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur që nga viti 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare ndermjet Teheranit dhe fuqive botërore, duke argumentuar se ujdia e vitit 2015 nuk ishte e pwrshtatshme. Administrata amerikane gjithashtu vendosi sanksione shkatërruese mbi Iranin në një përpjekje për të detyruar Teheranin të negocionte një marrëveshje të re që do të zgjidhte dhe cwshtjen e programeve raketore raketore të vendit dhe mbështetjen e tij për grupet militante në vendet tjera të rajonit. Si përgjigje ndaj tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja dhe vendosjes së sanksioneve ekonomike, Irani, i cili pretendon se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, ka shkelur gradualisht pjesë të paktit, duke nisur me pasurimin e uraniumit. Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se Uashingtoni mund ta rikthejë marrëveshjen bërthamore - sipas së cilës Teherani u zotua të kufizojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit nga sanksionet - nëse Irani i përmbush kushtet e tij. Por, zyrtarët iranianë këmbëngulin që Shtetet e Bashkuara duhet së pari të heqin sanksionet e tyre.

Top Channel/ Kim Jong Un me tren të blinduar në Pekin, do të takojë edhe Putin
01/09 19:55
Top News – ‘Rashë dakord me Trump’. Putin flet për bisedimet e Alaskës, nuk përmend Zelensky
01/09 19:09
Top Channel/ Rusët sulmojnë avionin e Von der Leyen: Ulje e detyruar në Bullgari!
01/09 15:31
Top Channel/ 5 mijë USD në dorë, 4 vjet qira: Plani i Trumpit për “zbrazjen” e Gazës!
01/09 15:31
Top News- Erdogan kërkon ndihmën e Putin kundër Izraelit/ Dy Presidentët, takim kokë më kokë në Kinë
01/09 15:19
Top Channel/ Trump “nuk gënjeu”, Putin: “Në Alaskë, pati dakordësi për fundin e luftës në Ukrainë”!
01/09 15:18
Top News -Vr*sja e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas/Kievi akuzon Moskën si të përfshirë në krim
01/09 14:14
Top News – Pas Gazës synon Bregun Perëndimor. Izraeli gati ‘të shuajë’ ëndrrën e shtetit palestinez
01/09 14:11
Top News- Kina i tregon ‘muskujt’ SHBA-së/ Xi Jinping prezanton vizionin për rendin e ri botëror
01/09 13:24
Top News – Rusia shënjestron Von der Leyen. Sulmohet mbi Bullgari avioni i presidentes së komisionit
01/09 13:20
Top News- Izraeli hedh në erë tunelet në Gazë/ Intensifikohen sulmet, mijëra palestinezë zhvendosen
01/09 12:44
Top News- Mbi 800 viktima në Afganistan/ Tërmeti goditi rajonin lindor, mijëra të plagosur
01/09 12:39
Top Channel/ Nacionalistët bullgarë sulmojnë makinën e Von der Leyen: Do hynte në fabrikë armësh!
01/09 12:14
Top Channel/ Afganistan: Tërmet pas përmbytjeve, mbi 800 viktima- “Ndihmat mbërritën shumë vonë”!
01/09 12:13
Top News- Putin krah aleatëve të lindjes/ Fajëson sërish SHBA-në si nxitëse të luftës në Ukrainë
01/09 11:39
Top Channel/ Buxheti zhyt në krizë Francën, rrezikohet qeveria: Kryeministri në votëbesim!
01/09 11:04
Top Channel/ Lufta e Ukrainës, BE godet edhe Kinën e Indinë? Cfarë janë sanksionet “dytësore”!
01/09 11:04
Top News- Pas Kinës me Rusinë / India largohet edhe më shumë nga perëndimi
01/09 10:58
Top News- Trump përballet me sfida ligjore/ Pezullohet dëbimi i 700 fëmijëve nga Guatemala
01/09 10:58
Top News- Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ Afganistanin/ Mbi 620 të vdekur dhe mijëra të plagosur
01/09 09:31