Irani ka paralajmëruar për një hakmarrje shumë më shkatërruese dhe të ashpër nëse SHBA dhe Izraeli godasin objektiva civile. Deklarata është bërë nga një zëdhënës i Shtabit Qendror, struktura më e lartë operative ushtarake në vend. Sipas tij, nëse sulmet ndaj civilëve përsëriten, fazat e ardhshme të operacioneve iraniane do të jenë më të gjera dhe më të forta. Ky paralajmërim vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me goditje ndaj infrastrukturës iraniane, përfshirë termocentrale dhe ura, nëse Teherani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit brenda afatit të vendosur. Tensionet mes palëve janë në rritje, duke shtuar frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme.