Top News/ Irani paralajmëron Izraelin: Gati për një përgjigje ‘të vendosur’ nëse na sulmon
16/10/2024 11:52

Ministri i Jashtëm iranian, Abas Aragchi, ka paralajmëruar shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që Teherani është gati për përgjigje “të vendosur”, nëse Izraeli sulmon vendin e tij, si hakmarrje për sulmin me raketa të 1 tetorit. Republika Islamike lëshoi 200 raketa drejt Izraelit, si hakmarrje për vrasjet e dy aleatëve të tij të ngushtë, liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, si dhe një gjenerali iranian. Lindja e Mesme vazhdon të jetë në alarm nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës ndërsa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gazë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha javën e kaluar se masat hakmarrëse të vendit të tij do të jenë “vdekjeprurëse, precize dhe befasuese”. “Irani, duke bërë përpjekje për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në rajon, është plotësisht i përgatitur për një përgjigje të vendosur”, ndaj Izraelit, tha ministri Araghchi, gjatë një bisede telefonike me Guterresin. Gjatë telefonatës, Araghchi u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të përdorin të gjitha resurset “për t’iu dhënë fund krimeve dhe agresionit të regjimit izraelit dhe për të dërguar ndihma humanitare në Liban dhe Gazë”. Diplomati i lartë iranian ka biseduar përmes telefonit edhe me homologun e tij francez, Jean-Noel Barrot. Gjatë telefonatës, Araghchi ka përmendur nevojën e ndaljes së sulmeve izraelite në Liban, ka paralajmëruar kundër “aventurave të reja” të armikut të përbetuar, dhe ka bërë thirrje për largim të “pengesave” izraelite për të dërguar ndihma te personat e zhvendosur. Javët e fundit, Araghchi e ka vizituar Libanin, Sirinë, Arabinë Saudite, Katarin, Irakun dhe Omanin në përpjekje për t’i ulur tensionet.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46