Uashingtoni reagoi shpejt të martën pas prezantimit nga Teherani të një rakete të re supersonike, duke vendosur sanksione të reja ndaj programit të raketave balistike të Iranit dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e përshkruan lëvizjen e Iranit si “destabilizuese”. “Administrata Biden ka qenë shumë e qartë, shumë e saktë, dhe shumë e vendosur në reagimin kundër aktiviteteve destabilizuese të Iranit në rajon, përfshirë zhvillimin e një programi të përmirësuar raketash balistike”, tha John Kirby, drejtor i komunikimeve strategjike për Këshillin e Sigurisë Kombëtare.