Donald Trump ka dënuar Iranin për raportet se regjimi ka vendosur mina detare për të shkaktuar më tej kaos në Ngushticën e Hormuzit. Agjencitë amerikane të inteligjencës po monitorojnë vendosjen e mjeteve të vogla iraniane përgjatë rrugës së rëndësishme ujore, sipas CBS Neës. Këto anije mund të mbajnë dy deri në tre mina secila dhe po pozicionohen përgjatë rrugës jetësore të transportit detar. Pas vendosjes, një minë do të hidhte në erë çdo cisternë nafte që kalon aty pranë. Sasia e saktë e minave të Iranit nuk dihet publikisht, por vlerësimet sugjerojnë se vendi mund të zotërojë midis 2 deri në 6,000 mina detare, duke përfshirë variante të prodhuara në Iran, Kinë dhe Rusi. Qindra ose mijëra mina të shpërthyeshme në ngushticë do të bllokonin aksesin e sigurt në kalimin e rreth 80 cisternave që e përdorin këtë rrugë çdo ditë. Presidenti Trump reagoi ashpër të martën në mbrëmje, duke kërkuar që Irani të heqë minat "MENJËHERË!".