Zëdhënësi I Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha se Irani kishte furnizuar Rusinë me drone kamikaze, predha ajrore dhe municione që Moska I ka përdorur për të sulmuar Ukrainën. Shtëpia e Bardhë tha në muajin maj se Rusia dhe Irani po zgjeroonin nje partneritet të paprecedent në fushën e mbrojtjes që të ndihmonte Moskën të zgjaste luftën e saj me Ukrainën. Në këmbim të kësaj mbështetje tha zëdhënesi, Rusia I ka ofruar Iranit bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, përfshirë raketat, elektronikën dhe mbrojtjen ajrore. Irani po kërkon të blejë miliarda dollarë pajisje ushtarake nga Rusia, përfshirë helikopterë sulmues, radarë dhe avionë stërvitës luftarak. Kirby shprehet I shqetësuar për këtë ngjarje dhe thotë se Shtetet e Baskuara janë të përgatitura të përdorin autorutetin e tyre të sanksioneve kundër terrorizmit,kundër individëve ose subjekteve Ruse që mundohen ti bëjnë këto transferime destabilizuese.