Një agjent i shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad, u ekzekutua të shtunën në provincën juglindore të Iranit, Sistan Baluchestan – tha agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. “Ky person kishte komunikuar me shërbimet e huaja, vecanërisht Mossadin, kishte mbledhur informacione të klasifikuara dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve, ia kishte dhënë dokumentet shërbimeve të huaja, përfshirë Mossadin”, tha ajo pa përmendur emrin e personit.