Top News – Irani drejton raketat nga SHBA / Trupat amerikane në këmbë, pritet sulm mbi bazat
18/06/2025 11:33

Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, nëse Shtetet e Bashkuara bashkohen me luftën e Izraelit, sipas zyrtarëve amerikanë që kanë shqyrtuar raportet e inteligjencës. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar shjetëra avionë furnizues në Evropë që mund të përdoren për të ndihmuar avionët luftarakë që mbrojnë bazat amerikane ose për të zgjeruar rrezen e bombarduesve të përfshirë në çdo sulm të mundshëm ndaj objekteve bërthamore iraniane. Frika e një lufte më të gjerë po rritet mes zyrtarëve amerikanë, ndërsa Izraeli i bën presion Shtëpisë së Bardhë të hyjë në konfliktin e saj me Iranin. Nëse Shtetet e Bashkuara bashkohen me fushatën izraelite dhe godasin Fordoën, një objekt kyç bërthamor iranian, milicia Huthi e mbështetur nga Irani pothuajse me siguri do të rifillojë sulmin ndaj anijeve në Detin e Kuq, thanë zyrtarët. Ata shtuan se milicitë pro-iraniane në Irak dhe Siri ndoshta do të përpiqen të sulmojnë bazat amerikane atje. Zyrtarë të tjerë thanë se në rast të një sulmi, Irani mund të fillojë të minojë Ngushticën e Hormuzit, një taktikë që synon të bllokojë anijet luftarake amerikane në Gjirin Persik. Komandantët i vunë trupat amerikane në gatishmëri të lartë në bazat ushtarake në të gjithë rajonin, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Arabinë Saudite. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 40,000 trupa të vendosura në Lindjen e Mesme. Dy zyrtarë iranianë kanë pranuar se vendi do të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme, duke filluar me ato në Irak, nëse Shtetet e Bashkuara do të bashkohet me luftën e Izraelit. Irani gjithashtu do të shënjestrojë çdo bazë amerikane që ndodhet në vendet arabe dhe merr pjesë në një sulm, thanë dy zyrtarët. Sipas zyrtarëve amerikanë, Irani nuk do të kishte nevojë për shumë përgatitje për të sulmuar bazat amerikane në rajon. Ushtria iraniane ka brenda rrezes së goditjes bazat në Bahrein, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06