Një valë e re raketash iraniane është lëshuar në drejtim të territorit izraelit, kanë bërë të ditur Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Në një përditësim të fundit, ushtria izraelite ka bërë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të kapur kërcënimet, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të hyjnë në strehimore. Sulmet vijnë pas një serie goditjesh të njëpasnjëshme me shpejtësi të lartë të lëshuara nga Irani përgjatë ditës këtë të shtunë. Sirena alarmi janë dëgjuar në Jerusalem, ndërsa në qytetin jugor Eilat janë raportuar disa persona të lënduar.Forcat e kërkim-shpëtimit janë angazhuar në disa zona të Izraelit qendror pas raportimeve për rënie predhash. Ende nuk ka raportime për viktima. ‘Ekipet po vazhdojnë kontrollet në të gjitha zonat e raportuara. Deri tani nuk ka persona të bllokuar”, deklaroi një zëdhënës i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.