Franca ka urdhëruar Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12, pasi ka arritur në përfundimin se kjo pajisje telefonike emeton rrezatim të tepërt elektromagnetik. Mbikëqyrësi francez që drejton frekuencat e radios i tha gjithashtu gjigantit të teknologjisë që të rregullonte telefonat ekzistues. Gjithashtu Franca I ka kërkuar Apple që nëse nuk mund ta zgjidhë problemin nëpërmjet një përditësimi të softuerit, të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur në vend.