Përmes një kredie 10 milionë euro të marrë nga Banka Botërore, qeveria shqiptare do të rehabilitojë sistemin vadites te Janjarit në Konispol. Gjatë fillimit të punimeve ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se nga ky sistem do të vaditen rreth 5 mijë Ha tokë bujqësore.