Kompanitë shqiptare kanë rritur prezencën e tyre në tregjet e huaja, kryesisht në rajon por edhe më gjerë duke shënuar një rekord të ri historik në gjysmën e parë të këtij viti. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në nivelin e 126 milionë eurove, duke u rritur me 40 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.