Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë një intervistë për mediat italiane, "La Repubblicca", në këtë mënyrë duke zgjedhur një media të huaj për intervistën e tij të parë që prej marrjes së detyrës në dhjetor të vitit të kaluar. I pyetur se ccfarë I bashkon bandat italiane me ato shqiptare, Dumani u shpreh se synimi I tyre është pasurimi I shpejtë në kundërshtim me ligjin.