Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kërkojë interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen Ahmetaj. Lajmi u bë publik nga vetë kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi pas mbledhjes. Ndërkohë u shpreh se mbështet edhe kërkesën e Rithemelimit për mocion me debat.