Me hapjen e shkollave dhe universiteteve, Greqia po bën të pamundurën të bindë të rinjtë të vaksinohen sa më parë të jetë e mundur. Për të joshur të rinjtë, qeveria e kryeministrit Qiriako Mitsotaqis ka prezantuar një projektligj të ri, duke ofruar shpërblime për të rinjtë që marrin dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.