Pavarësisht shenjavë të ngadalësimit të shitjeve dhe frenimit të rritjes së çmimeve, ekonomia po rrit ekspozimin ndaj sektorit të ndërtimit. Sipas Monitor, nga lejet e dhëna në 6-mujorin e parë të 2024, sipërfaqja e re në të cilën do të ndërtohet në vijim ka shënuar rritje vjetore me 12%. Nga të dhënat e INSTAT, në periudhën janar-qershor 2024, u dhanë 42 mijë metër katror sipërfaqe të re për hotele , por duke pësuar një rënies me gati 32 përqind nga një vit më parë.