Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në vizitë zyrtare homologen finlandeze Sanna Marin, në qendër të të cilës ishte mbështetja nga vendi ynë për anëtarësim në NATO dhe nga ana tjetër integrimi evropian i Shqipërisë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama falënderoi Finlandën për mbështetjen në rrugën e integrimit, teksa thumbo Bullgarinë.