Top News – Integrimi në BE/ Bullgaria bllokon Shkupin!
06/11/2020 20:59

Bullgaria njoftoi Komisionin Europian se nuk e pranon kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut, që nënkuptonte fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ministria e jashtme bullgare, përmes një letre dërguar KE-së, e bwri tw qartw se korniza negociuese nuk i siguron garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bullgaria.“Deklarata nuk paraqet një instrument ligjërisht të detyrueshëm dhe nuk siguron garancitë ligjore të kërkuara nga Bullgaria. Korniza negociuese me kërkesat tona mund të miratohet në një fazë të mëvonshme, por pa të, negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Korniza e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ishte parashikuar të miratohej në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, në 10 nëntor, por ky takim u shty pwr nw 17 nëntor. Sofja konsideron se kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase ekzistojnë që nga viti 1945 dhe i fton autoritetet e Shkupit të pranojnë se kanë rrënjë bullgare.Veç kësaj, shteti bullgar kërkon që Maqedonia e Veriut të deklarojë se emri i saj i ri nuk përfaqëson pretendime territoriale në rajonin gjeografik të Maqedonisë së Veriut, si dhe të mos kërkojë njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari. Vendimi i Bullgarisë ka shkaktuar zhgwnjim tw madh nw Shkup, autoritetet e tw cilit theksojnw se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase janë një fakt dhe nuk duhet të diskutohen, e nuk shkaktojnw pretendim ndaj askujt, as tani dhe as në të ardhmen.

Top News – Trump ‘nuk është i lumtur’… Rubio zbret në Izrael pas sulmit të paprecedent në Katar
14/09 15:36
Top News – Australia armatoset përballë Kinës / Miliarda dollarë për nëndetëset e reja bërthamore
14/09 15:18
Top News – Bombardues dhe raketa hipersonike / Rusia tregon fuqinë ushtarake në ‘Zapad 2025’
14/09 15:12
Top Channel/ Rubio zbarkon në Izrael/ Do takohet me Netanyahun pas sulmit në Katar
14/09 15:05
Top News – Për një të ardhme pa korrupsion…Liderja e re: Do plotësoj kërkesat e protestuesve
14/09 15:01
Top News – Liqeni ‘po vdes’, pushtohet nga algat / Ngjyroset me ‘jeshile’, më i madhi në Britani
14/09 14:54
Top News – Pilafi më i madh në botë…Thyhet tenxherja gjigande me kapacitet 23 mijë litra
14/09 14:52
Top News – Izraeli shfaros familje në Gaza / Dhjetëra viktima në sulmet ajrore, rrafshohen ndërtesa
14/09 14:52
Top Channel/ Gaza, 32 të vrarë/ Ushtria izraelite shemb një tjetër ndërtesë të lartë
14/09 13:53
Top News – Familjet e pengjeve kundër Netanyahut / ‘Pengesa e vetme për t’i kthyer ata në shtëpi’
14/09 13:04
Top News – SHBA rrethon Venezuelën, gati për luftë/ Trump çon F-35 në Porto Riko, tensionet në qiell
14/09 12:59
Top News – Droni rus, 50 minuta në qiej të NATO-s/ Rumania ngre F-16 me urgjencë, alarm dhe në Poloni
14/09 12:56
Top News – Gjithë polakët ‘vishen’ ushtarë / Frikë nga pushtimi rus, ‘dyndje’ në stërvitje ushtarake
14/09 12:38
Top News – Putini lëshon raketën ‘e pamposhtur’/ Rusia teston Zircon, pesë herë më e shpejtë se zëri
14/09 12:29
Top News – Trump, ultimatum vendeve të NATO-s: ‘Mos blini më naftë ruse, kështu i japim fund luftës’
14/09 12:20
Top News – Rafineritë ruse në shënjestër / Ukraina sulmon 1500 km larg frontit, shpërthen zjarri
14/09 12:08
Top Channel/ Polonia akuzon Hungarinë/ Ministri i jashtëm: Po shantazhoni BE me Ukrainën
14/09 11:14
Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31