Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar mbylljen e tre kapitujve të negociatave me Malin e Zi. Sakaq kapitulli i katërt ka ngecur për shkak se është kundërshtuar nga Krocia. Një muaj më parë, Kroacia dërgoi një dokument diplomatik joformal, në Mal të Zi duke kërkuar zgjidhjen e disa çështjeve të pazgjidhura që prekin marrëdhëniet e ndërsjella mes këtyre dy vendeve. Ky dokument diplomatic joformal thekson se të dy vendet duhet të trajtojnë çështjet në lidhje me pronësinë e anijes stërvitore "Jadran", përcaktimin e ndërsjellë të kufijve, ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe gjetjen e personave të zhdukur.