Në fillim të marsit 2025, rreth 8 ton mish pule me salmonelë përfunduan tek konsumatori. Produkti u zbulua nga AKU pas një kontrolli rastësor te subjekti importues “AMG”. Laboratori i ISUV konfirmoi praninë e salmonelës 10 ditë më vonë, ndërsa publiku u njoftua një javë me vonesë. Si pasojë, i gjithë mishi ishte shpërndarë në treg nëpërmjet një rrjeti prej 154 furnitorësh që mbetën të pagjurmuar. Për këtë rast prokuroria e Tiranës nisi hetim ndaj 3 inspktorëve të AKU të dyshuar për 2 vepra penale. Aso kohe, u ndalua edhe pronari i kompanisë “AMG Food” që solli nga Brazili sasinë e mishit prej 27 tonësh të ndarë në 4 lote por u lirua menjëherë.