Top News – Infektimet mbeten të larta/ Covid, 655 raste të reja dhe 3 viktima
09/01/2021 17:48

Numri i infektimeve të reja më covid 19 vijon të jetë i lartë. Ministria e Shendetësisë raportoi për 655 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e 4499 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar, shifër testimesh më e larta e kryer ndonjëherë në harkun kohor të 10 muajve pandemi. ashtu si në gjithë këtë periudhë epidemie, tirana vijon të mbetët vatra kryesore e përhapjes së virusit me 247 raste , 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat dhe Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër dhe Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë dhe Delvinë, 7 në Bulqizë dhe më pak raste në bashkitë e tjera të vendit. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 63033 persona. Nga të dhënat e kësaj të shtunë, ajo që bie në sy lidhet me uljen e numrit të viktimave, ku bëhet e ditur se janë 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 1233 që nga marsi kur u shënuan viktimat e para. Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i rasteve aktive është 24 473. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke shmangurgrumbullimet, ruajtjen e distancimit fizik; vendosjen e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50