Top News/ Industria e luftës po forcohet…por jo aq shpejt sa duhet, Ukraina është në vështirësi
26/02/2024 11:04

Bashkimi Evropian, premtoi vitin e kaluar se 1 milionë predha artilerie do ti ofroheshin ukrainës deri në mars, në mënyrë që të zbrapste rusinë në luftë. Por, premtimi duket se nuk do të realizohet dhe këtë u detyruan ta pranonin ekspertët në konferencën e sigurisë në Mynih, këtë muaj. Arsyeja, sipas DË, qëndron tek struktura dhe funksionimi i industrisë së luftës. Megjithatë, ka shenja shprese. Industria e armatimit po i rrit kapacitetet prodhuese. Edhe bashkëpunime të reja mund t'i vijnë në ndihmë Ukrainës, psh kompania gjermane, Rheinmetall. Kjo kompani, prodhon ndër të tjera tanke për Bundesëehrin, por edhe municione për tanket kundërajrorë, Gepard që përdoren edhe në Ukrainë. Vlera e aksioneve të Rheinmetall që nga fillimi i luftës në Ukrainë është katërfishuar. Rheinmetall punon ndërkohë në disa fabrika me tre turne dhe planifikon ndërtimin e fabrikave të reja. Ndërkohë që politika, me në krye ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius, kërkon që ushtria gjermane të "jetë e gatshme në rast lufte", për të zbrapsur Rusinë në rast të një sulmi të mundshëm kundër një vendi të NATO-s. Por kjo po zgjat shumë më tepër nga sa pritej për një vend si Gjermania që renditet ndër 5 eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë, sipas Institutit të Stokholmit, SIPRI. Sidoqoftë, ministri ukrainas për industritë strategjike, Aleksander Kamyshin, tha se po ecet përpara. Ai u takua me përfaqësues të industrisë gjermane të armatimit për të diskutuar për bashkëpunime të ndryshme. Edhe Ukraina vetë po përpiqet të prodhojë më shumë municion dhe armatime luftarake me mbështetjen e partnerëve evropianë. E ndërsa BE nuk e realizoi dot premtimin, për furnizim të shpejtë me municione, për ukrainën, Cekia ka ndërhyrë. Ministria e Mbrojtjes në Pragë dhe prodhuesit në vend kanë gjetur një zgjidhje për të furnizuar Ukrainën me granata. "Kompanitë tona kanë identifikuar 500.000 predha të kalibrit të NATO-s 155 milimetra, dhe 300.000 predha të kalibrit 122 milimetra", tha presidenti cek. Mbetet të zgjidhet çështja e financimit.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58