India është në bisedime me Moskën për të importuar grurë rus me çmim të reduktuar, në një përpjekje për të ulur inflacionin e ushqimeve përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. "Qeveria po eksploron mundësinë e importeve nëpërmjet tregtisë private dhe marrëveshjeve qeveri me qeveri. Vendimi do të merret me kujdes," tha një nga burimet për Reuters. Masa e diskutuar do të vinte si pjesë e përpjekjeve të gjera të Nju Delhit zyrtar për të ulur çmimet e mallrave bazë dhe për të lehtësuar ndikimin e inflacionit tek të varfërit. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda javës së ardhshme.